Shënim vizual
Në sfond luhet muzikë e lehtë. Në një ekran të bardhë shkruhet me germa të zeza "Airbnb: Versioni i dimrit 2022".

Kamera filmon Brian duke folur. Në të majtën e tij duket një tas me fruta. Djathtas pas tij ndodhet një shkallë spirale me parmakë të errët dhe shkallë druri. Në sfond është një dritare e madhe që fut dritë brenda. Brian ka një buzëqeshje miqësore, ndërsa flet.

Brian
Unë jam Brian. I kemi dëgjuar pritësit me shumë kujdes dhe kemi bërë shumë ndryshime si rezultat i kësaj. Në kuadër të versionit të dimrit 2022 të Airbnb, kam kënaqësinë të ndaj 10 përmirësime të krijuara posaçërisht për pritësit tanë.

Shënim vizual
Në një sfond të bardhë shkruhet numri 10 i madh dhe me germa të zeza "Përmirësime për pritësit".

Brian
Pritësit na thanë se donin më shumë mbrojtje për pritjen e vizitorëve, ndaj po i mbulojmë edhe më shumë me AirCover.

Shënim vizual
Në një sfond të bardhë shkruhet numri 1 i madh dhe me germa të zeza "Edhe më shumë AirCover."

Brian
AirCover përfshin mbrojtje për makinat dhe varkat e parkuara në banesë dhe mbulim edhe për veprat e artit e sendet me vlerë.

Shënim vizual
Në ekran shfaqet skica e një makine, një varke dhe një pikture. Makina është mbi një rreth gri. Varka është mbi një rreth bojëqielli që duket si ujë dhe vepra e artit mbi një rreth që duket si dysheme druri. Poshtë tyre shfaqet me shkronja se çfarë është secila. "Makina", "Varka" dhe "Vepra arti e sende me vlerë".

Brian
Po e rrisim mbrojtjen nga dëmtimet nga 1 milion deri në 3 milionë dollarë.

Shënim vizual
Në një sfond të bardhë shkruhet me germa të zeza 1 000 000 dollarë. Më pas, numrat rriten derisa arrijnë 3 000 000 dollarë.

Brian
Gjëja e dytë që dëgjuam është se do vërtet të sigurohesh që vizitorët janë ata që thonë se janë.

Shënim vizual
Brian flet përballë kamerës me një shprehi vetësigurie. Më pas kamera kalon nga pamja portret e Brian në një imazh më të gjerë ku duken duart dhe trupi i tij.

Në sfond të bardhë shkruhet numri 2 i madh dhe me germa të zeza "Verifikimi i identitetit të vizitorit".

Brian
Si pjesë e AirCover, po e shtrijmë verifikimin e identitetit të vizitorit për çdo vizitor që prenoton një udhëtim në 35 shtetet më të kërkuara në Airbnb. Kjo mbulon 90% të rezervimeve dhe pranverën e ardhshme do të mbulojë 100%.

Shënim vizual
Imazhi zbehet në një sfond të bardhë me një smartfon në sfond. Aplikacioni i Airbnb është i hapur në telefon, nga ku duket një faqe rreth vizitorit. Në plan të parë shkruhet "Rreth Priya" dhe rreshti i zmadhuar tregon se identiteti i vizitorit është verifikuar. Kjo shfaqet me ikonën e një mburoje të zezë me një shenjë të bardhë brenda.

Brian
Kërkuat ndihmë në lidhje me festat e paautorizuara, prandaj krijuam teknologjinë e shqyrtimit të rezervimit.

Shënim vizual
Në sfond të bardhë shkruhet numri 3 i madh dhe me germa të zeza "Teknologjia e shqyrtimit të rezervimeve".

Brian
Kjo teknologji shqyrton qindra faktorë për të bllokuar prenotimet që mund të çojnë në festa të paautorizuara. Po e prezantojmë në SHBA dhe Kanada dhe në pranverë do ta shtrijmë në mbarë botën.

Shënim vizual
Në ekranin e aplikacionit duket një kërkesë rezervimi, e cila duket se mbulohet nga një banderolë portokalli me ikonën e mburojës, që tregon se ky rezervim është bllokuar. Me germa të vogla gri shkruhet "Kjo kërkesë u bllokua" dhe një shpjegim i detajuar.

 

Brian
Ky është AirCover i ri. Asnjë kompani tjetër udhëtimesh nuk ofron diçka si AirCover.

Shënim vizual
Në sfond të bardhë shkruhet me germa të kuqe të mëdha "air" dhe me të zeza "cover". Më poshtë, me shkrim më të vogël, "për pritësit."

Pastaj një tabelë krahason performancën e Airbnb me konkurrentët e saj. Nga 10 pikë (5 të parat ngjyrë gri e hapur), Airbnb ka 10 shenja të gjelbra miratuese, ndërsa konkurrentët kanë 8 kryqe të kuqe dhe vetëm 2 shenja të gjelbra miratuese. Shënim: Krahasimi bazohet në informacionin publik dhe ofertat falas nga konkurrentët kryesorë që nga tetori 2022.

Brian
Kur do të kërkosh dëmshpërblim nga AirCover, dëgjuam se procesi mund të jetë i vështirë. Prandaj e bëmë më të lehtë.

Shënim vizual
Në sfond të bardhë shkruhet numri 4 i madh dhe me germa të zeza "Kërkesë më e lehtë për dëmshpërblim".

Më pas shfaqet ekrani i telefonit dhe në aplikacionin Airbnb shfaqet një dritare me logon e AirCover në krye. Nën logo shkruhet "për pritësit" . Shfaqet titulli me germa më të mëdha thotë "Kërko rimbursim", pastaj tre nëntituj: Mblidh dokumentet mbështetëse, Na thuaj çfarë ndodhi, Dërgo kërkesën. Çdo pikë pasohet nga një tekst më i vogël me ngjyrë gri, që shpjegon shkurtimisht çdo temë.

Brian
Tani duhen vetëm disa hapa të thjeshtë. Zgjidh llojin e dëmit, si p.sh. një artikull i humbur. Përshkruaj atë që mungon, p.sh. sa i vjetër është dhe sa vlen. Datën e plotësojmë ne. Në fund mund t'i lësh një shënim vizitorit. Kaq ishte.

Shënim vizual
Në aplikacionin e Airbnb shfaqet një dritare me titull "Shto artikullin e parë", i cili lëviz shpejt në një listë. Kur kamera zmadhon pamjen lexojmë "Çfarë ka ndodhur?". duke treguar 3 alternativa: 

- Artikull i dëmtuar
- Artikull i humbur
- Pastrim i paparashikuar ose erë tymi.

Animacioni zgjedh të dytin dhe ekrani ndryshon në një dritare "Shto një artikull". Këtu duken disa kuti përzgjedhëse. Nga lart-poshtë:

- Çfarë ka ndodhur? Artikulli i humbur
- Çfarë mungon? Animacioni shkruan: "Peshqirët e banjës".
- Sa i vjetër është ky artikull? (Vjetërsia e artikullit) plotësohet me "1 vit".
- Sa vlen ky artikull? (Shuma) plotësohet me 45 $.

Pastaj, animacioni tregon një dritare në aplikacion me titull "Kur ka ndodhur kjo?" dhe plotësohet data 24.10.22.

Dhe në fund, mundësia për të lënë një shënim për vizitorin. Një dritare me titull: "Shto një shënim për vizitorin" ku është shkruar "Ku u ktheva, disa peshqirë banje mungonin".
Në fund të kësaj sekuence, shfaqet ekrani i fundit ku plotësohen të gjitha të dhënat e vendosura më parë.

Brian
Diçka tjetër që kemi dëgjuar nga ju e ndoshta më e rëndësishmja. Doni që vizitorët ta respektojnë banesën tuaj. Ja pse po shtojmë rregulla bazë për vizitorët.

Shënim vizual
Kamera tregon Brian sërish nga afër. Ai flet duke i theksuar gjërat. Më pas, në sfond të bardhë, shkruhet numri 5. Me germa të zeza "Rregullat bazë për vizitorët."

Brian
Nga fillimi i vitit tjetër do t'ua shfaqim ato çdo vizitori para prenotimit,  që të ndjekin rregullat e shtëpisë dhe ta trajtojnë banesën si të tyren.Nëse vizitori thyen rregullat bazë, merr paralajmërim si fillim. Por nëse ndodh vazhdimisht, do të pezullohet dhe nëse nevojitet, do të hiqet nga Airbnb. 

Shënim vizual
Në aplikacionin e Airbnb, nën "Konfirmo rezervimin", animacioni lëviz poshtë për të theksuar një pjesë të ekranit, ku duket titulli "Rregullat bazë" dhe ku shkruhet "I kërkojmë çdo vizitori të ketë parasysh disa gjëra të thjeshta për të qenë një vizitor i shkëlqyer. Ndiq rregullat e shtëpisë. Trajtoje banesën e pritësit si të ishte jotja."

Më pas, kamera i kthehet te Brian që flet bindshëm dhe me gjeste.

Brian
Më pas na the: "Dua të di më shumë për historikun e vizitorëve të mi në Airbnb". Po shtojmë më shumë detaje në recensionet e vizitorëve.

Shënim vizual
Në sfond të bardhë shkruhet numri 6 i madh dhe "Më shumë detaje në recensionet e vizitorëve."

Brian
Përveç vlerësimit me yje, tani mund të shtosh më shumë detaje,  që pritësve të tjerë u shfaqen kur marrin kërkesë për prenotim. 

Shënim vizual
Ekrani i aplikacionit të Airbnb shfaq titullin "Sa i ka respektuar Isa rregullat e shtëpisë" dhe mundësinë për të lënë një opinion bazuar në vlerësimin me yje. Duken 5 yje dhe animacioni plotëson 3 në ngjyrën e kuqe të Airbnb. Poshtë yjeve shkruhet "Ndiq disa rregulla", dhe në gjysmën e poshtme të ekranit, mundësia për të treguar se çfarë ndodhi në formën e disa butonave me tekst. U zgjodhën dy: "Qëndroi përtej çregjistrimit" dhe "Kafshë shtëpiake e pamiratuar".

Më pas animacioni tregon ekranin që përpilon recensionet e vizitorit, me pikët përkatëse për çdo aspekt:

- Vlerësimi mesatar (4,9 yje)

- Pastërtia (4,8 yje)

- Rregullat e shtëpisë (4,87 yje)

- Komunikimi (5,0 yje)

Më poshtë lexojmë recensionin me fjalë të pritësit për vizitorin dhe detaje specifike.

Nga afër dallojmë se "U kujdes për plehrat" dhe "Përgjigjej gjithmonë" kanë një shenjë miratuese dhe "Qëndroi përtej çregjistrimit" dhe "Kafshë shtëpiake e pamiratuar" kanë një ikonë paralajmëruese.

Brian
Në lidhje me recensionet, na ke thënë se është e rëndësishme që të hiqen recensionet e padrejta, hakmarrëse.

Shënim vizual
Kamera tregon Brian duke folur me vetëbesim. Më pas në sfond të bardhë shkruhet numri 7 i madh dhe shkrimi "Mbrojtja nga recensionet hakmarrëse".

Brian
Tani është më e thjeshtë të kërkosh heqjen e një recensioni hakmarrës,  pavarësisht se kur është shkruar. 

Na the se do shlyerje më të shpejta pagesash. Prandaj prezantuam pagesën e shpejtë (tani vetëm në SHBA).

Shënim vizual
Në sfond të bardhë shkruhet numri 8 i madh dhe "Pagesë e shpejtë".

Brenda aplikacionit të Airbnb, në ekranin "Shto një mënyrë pagese", dallojmë nga afër në seksionin e mesit mundësinë e aktivizimit të Fast Pay. Brenda një drejtkëndëshi të bardhë, titulli "Si dëshiron të paguhesh?" i pasuar nga disa shpjegime me shkronja më të vogla. Zgjedhjet janë "Pagesë e shpejtë" dhe "Llogari bankare" nga të cilat përzgjidhet "Pagesë e shpejtë". Shënim: Pagesa e shpejtë është aktualisht në dispozicion për kartat e debitit të pranueshme në SHBA.

Brian
Me të, shlyerja e pagesës ju vjen për 30 minuta në kartën e debitit me vetëm një tarifë të vogël. 

Pasi prezantuam Kategoritë në maj, shumë prej jush pyetën: "Nga të di në cilën kategori jam?" Nga fillimi i vitit tjetër, do të shfaqet edhe kategoria së cilës i përket banesa. Do të shfaqet në detajet e listimit tënd. 

Shënim vizual
Në sfond të bardhë shkruhet numri 9 i madh dhe "Shfaq kategorinë tënde".

Brenda aplikacionit, te detajet e listimit, duke lëvizur shpejt shkojmë te "Kategoritë" e theksuara me një banderolë ku shkruhet "E re". Janë zgjedhur dy kategori Tendencë dhe dizajn.

Brian
Meqë ra fjala te "Kategoritë", po shtojmë gjashtë "Të reja", "Tendencë" dhe "Të përshtatura",  që janë banesa të përshtatshme për karrige me rrota. 

Shënim vizual
Në sfond të bardhë shkruhet numri 10 i madh dhe "Kategoritë e reja të Airbnb".

 Në aplikacion vërejmë tre kategoritë e reja.

- "E re" tregon fotografinë e një kabine në një pyll në Big Bear, Kaliforni, shtuar 2 javë më parë.
- "Tendencë" tregon fotografinë e një shtëpie fshati, shumë moderne, me dritare të mëdha. Ndodhet në liqenin Hayes, Zelandë e Re.
- "Të përshtatura" tregon fotografinë e një kabine druri në një mjedis të bukur natyror në Bostic, Karolina e Veriut. Imazhi paraqet rampën e madhe prej druri të errët të një hyrjeje.  

Në këtë kategori të fundit, animacioni lëviz poshtë për të treguar një shtëpi tjetër të përshtatur. Më pas vërejmë fotografinë e një vile fshati në Hexam, Mbretëria e Bashkuar.

Brian
Shumë nga pritësit e dhomave private kërkuan një kategori për ta. E pra, ne i dëgjuam,  dhe tani do të ketë një kategori "Dhoma private" me mbi 1,2 milionë listime në të gjithë botën.

Shënim vizual
Pamja e shpejtë e kategorisë së re "Dhoma private" na tregon disa fotografi: një dhomë me dritë dhe mure prej druri të errët dhe një krevat i madh me karrige me pamje sfungjeri në Bangkok, Tajlandë; një dhomë me mure dhe mobilie të bardha, plot dritë dhe një orkide në lulëzim, në Imerovigli, Greqi; dhe një dhomë moderne me mur xhami dhe dysheme prej druri, në Qytetin e Meksikos.

Brian
Këto janë 10 përmirësimet që kemi bërë për ty dhe pritësit tanë, si pjesë e versionit të dimrit 2022. I vlerësoj përshtypjet e tuaja. Kjo e ka bërë produktin tonë më të mirë.

Shënim vizual
Në sfond të bardhë shfaqet lista e 10 përmirësimeve. Më pas kamera kalon tek Brian i buzëqeshur, miqësor, duke mbyllur videon.

Brian
Mezi po pres të punojmë bashkë gjatë gjithë vitit të ardhshëm.

Shënim vizual
Logoja e kuqe e Airbnb në qendër të një sfondi të bardhë. Muzika mbaron.